Dy vajzat që dyshohet se janë dhunuar në Gjakovë janë të mitura

Dy raste të dhunimit seksual në Gjakovë janë raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu, dy viktimat, në bazë të informatave të para, janë të mitura.

“Dy viktimat janë të mitura, ndërsa të dyshuarit janë të moshës madhore” – ka thënë Shehu.

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh për të dyja rastet.

Në rastin e parë thuhet se viktima kishte raportuar se dje, në orën 13:00, dy persona të dyshuar të maskuar, me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe e kanë dhunuar seksualisht në Gjakovë.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar është arrestuar. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti i dytë është raportuar se ka ndodhhur në orën 18:05. Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari e ka futur me dhunë viktimën në veturë dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Policia njoftoi se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.