Dy ushtarë të FSK-së ndalohen në Jarinje

Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi.,

KALLXO.com merr vesh se ushtarët, burrë e grua, të nacionalitetit serb nga Zubin Potoku janë ndaluar në Jarinje.

Sipas burimeve të afërta me familjet, ushtarët janë lajmëruar për herë të fundit para 5 orëve.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Ministrinë e Mbrojtjes por deri më tani zyrtarët e kësaj ministrie kanë qenë të paqasshëm.

Autoritetet serbe janë kritikuar disa herë për ndalimin e ushtarëve serb nga Kosova.

Vitin e kaluar, policia e Kosovës kishte nisur hetime për letra kërcënuese ndaj ushtarëve në Zubin Potok,

Mesazhe Kërcënuese Ndaj Pjesëtarëve Serbë të FSK-së në Zubin Potok