Ilustrim

Dy tërmete të fuqishme në Shqipëri, dridhje edhe në Kosovë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sonte në Tiranë e Durrës. Dridhjet janë ndjerë edhe në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës kanë raportuar se kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit në vendbanimet e tyre.

Siç raporton mediumi shqiptar, OraNews, epiqendra është në Hamallaj të Durrësit me magnitudë 5.5 dhe me thellësi 10 km.

Lëkundja ka zgjatur disa sekonda, ndërsa ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, të cilët kanë dalë në rrugë.

Tërmeti i sotëm vjen dy muaj pas tërmetit 6.4 ballësh, që shkaktoi 51 viktima dhe shumë të plagosur.