Ilustrim

Dy tërmete në Shqipëri, epiqendra afër Kosovës

Një tërmet prej 4.6 ballësh ka goditur Shqipërinë para disa minutash.

Epiqendra sipas ueb faqes My Earthquake Alert është Peshkopia.

Kujtojmë se Shqipëria është goditur nga tërmete të shumta muajve të fundit.

Më i fuqishmi, ai i 26 nëntorit, la 51 të vdekur, shtëpi të dëmtuara e mijëra persona të lënduar.

Sipas My Earthquake Alert një tjetër tërmet ka goditur këtë rajon në orën 12:38 në Qarkun e Kukësit prej 4.52 ballësh dhe një në orën 12:52 në Qarkun e Dibrës.