Dy tërmete godasin Shqipërinë brenda dy orëve

Dy tërmete kanë goditur sonte Shqipërinë, ka njoftuar Qendra Seizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC).

Sipas kësaj Qendre, tërmeti i parë i fuqisë 2.6 ballë të Rihterit është regjistruar në ora 22:46.

Ndërsa, EMSC ka njoftuar se tërmeti i dytë i fuqisë  2.0 ballë tëRihterit ka rënë në 23:28.

Epiqendra e dy tërmeteve ishte afër Korçës.