COVID-19 - KALLXO

Dy të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Një rast nga Spitali Rajonal i Gjilanit dhe një rast nga Mjekimi Intensiv Qendror.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë me COVID-19 dhe 613 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë.