Dy të vdekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Brenda 24 orëve nga COVID-19 në Kosovë kanë vdekur dy persona.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.061.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19