
Gjiri i Vlorës/ Foto: Valon Fana, KALLXO.com
Dy të vdekur në Vlorë, dyshohet për vrasje me armë zjarri
Dy persona dyshohet se janë vrarë me armë zjarri sot rreth orës 09:50 në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Sipas Policisë së Shtetit, viktimat G(Sh). L., 37 vjeç dhe H. Xh., 34 vjeç, ndodheshin brenda një automjeti të tipit “Benz”.
Policia ka njoftuar se në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i tipit “BMW”, me targa të huaja, i cili dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.
“Nga këqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatikë”-thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se grupi hetimor nën drejtimin ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Policia ka njoftuar se janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve.