Dy të vdekur në dy aksidente që ndodhën brenda një ore në Divjakë

Dy aksidente me pasoja të rënda ndodhen pasditen e kësaj të marte në Divjakë. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 16 e 20 në aksin rrugor Gradishtë Spolat, kur një automjet me të cilin udhëtonin 5 të rinj doli nga rruga.

Për shkak të përplasjes së fortë me tokën ka humbur jetën drejtuesi i mjetit ndërsa kanë mbetur të plagosur katër të rinj të tjerë të moshës nga 18 deri në 24 vjeç që jetonin me të. Policia dhe autoambulancat mbërritën në vendin e aksidentit.

30 minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në Divjakë, në aksin tre urat cermë. Një automjet që drejtohej nga një vajzë doli nga rruga. Për pasoje ka humbur jetën pasagjerja që ishte e ëma e drejtueses së mjetit dhe është plagosur vetë drejtuesja.

Pamjet nga aksidentet mund t’i gjeni këtu.

Në të dyja aksidentet policia dyshon se shkak ka qenë shpejtësia, përdorimi i alkoolit që ka sjellë humbjen e vëmendjes së shoferëve në timon./Top-Channel