Dy të vdekur në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë të lënduar, pas një aksidenti që kanë ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ afër fshatit Peqan të komunës së Suharekës.

Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sipas Kelanit, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një furgon dhe një kamion.

Si pasojë e aksidentit, kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është e bllokuar, kurse automjetet po orientohen në rrugë alternative.

Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës në  Facebook ka shkruar se është në vendin e ngjarjes dhe ka postuar fotografi nga atje.