Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dy të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Dy pacientë të infektuar me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

 Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë (55 vjeç) dhe Vushtrri (64 vjeç). 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.