COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Dy të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënua dy raste të vdekjeve me COVID-19 (1 rast MIQ, QKUK dhe 1 rast Klinikë Infekltive).

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 deri më sot është 659.

Sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive.