COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dy të vdekur, e 38 të raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve

Dy persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi, ndërsa Ministria e Shëndetësisë njofton se 38 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitive me coronavirus nga 3 mijë e 285 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Në anën tjetër, 185 qytetarë janë regjistruar si të shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.

Aktualisht në nivel vendi janë 1 mijë e 895 raste aktive.

Për më tepër se një vit në Kosovë coronavirusi ka prekur mbi 160 mijë e 200 persona prej tyre 2 mijë e 962 kanë vdekur dhe 155 mijë e 194 janë shëruar.