Dy të vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin afër Milloshevës

Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar në aksidentin në afër Mazgitit.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 22:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin rrugorë Mazgit-Veternik është raportuar për një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit dy persona raportohet se kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante që po kryejnë hetimet për shkaktarët e këtij aksidenti.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, zjarrfikësat dhe ekipi mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe njësitet kompetente policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti tragjik për ndërmarrjen e masave ligjore”, shtoi tutje Hoxha