Ilustrim

Dy të vdekur dhe 335 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 335 raste të reja, nga 2,487 testime të kryera gjithsej, ndërsa kanë vdekur një 69-vjeçar nga Kamza dhe një 86-vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë njofton për 182 raste pozitive në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnjë, Berat,  9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, një në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, procesi i vaksinimit vazhdon pa probleme në të gjithë vendin. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë mbi 18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.