COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dy të vdekur dhe 331 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy raste të vdekjes nga COVID-19 janë regjistruar në 24-orëshin e fundit.

Sipas njoftimit, nga 1.125 testime, 331 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

918 është shifra e personave të shëruar për një ditë.

Kurse në 7.399 ka arritur numri i rasteve aktive të kësaj sëmundje.