COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Dy të vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjeve me COVID-19.

Kurse, nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas ministrisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,821,268 doza të vaksinës, prej tyre 820,020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Derisa, janë dhënë edhe 99,787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 597.