Dy të prekurit me coronavirus, njëri nga Prishtina e tjetri nga Podujeva

Këtë të shtunë në Kosovë u shfaqen edhe dy raste të tjera të të infektuarve me coronavirus.

Sipas Institut Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, të dy rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti me të prekurit e mëhershëm.

Sipas IKSHPK-së, njëri nga rastet është shfaqur me vendbanim në Podujevë dhe një tjetër me vendbanim në Prishtinë.

Deri më tani që nga shfaqja e virusit CoVid-19, në Kosovë kanë rezultuar gjithsej 90 persona të preku dhe një rast ka rezultuar me vdekjen e një 82 vjeçari nga Podujeva.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.875 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 623.296 raste të COVID-19 dhe 28.841raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (106.258), Italia (86.498), Kina (81.394), Spanjë (72.248), Gjermani (53.340), Irani (35.408), Francë (32.964), Mbretëri të Bashkuar (17.089), Zvicër (13.377), Holandë (9.762), Belgjikë (9.134), Austria (8.030), Turqi (5.698), duke vazhduar me vendet fqinje Greqi (1. 061), Slloveni (684), Serbi (659),  Kroaci (657), Maqedoni e veriut (241), Shqipëri (197) dhe Mali i Zi (82).

Deri me 28 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (9.134), Spanjë (5.812), Francë (1.995), Mbretëri të Bashkuar (1.019), Holandë (639), Gjermani (399), Belgjikë (353), Zvicër (242), Turqi (92), Austri (68), Danimarkë (65),  Greqi (32), Poloni (17), Luksemburg (15), Hungari (11), Serbi (10), Shqipëri (10), Slloveni (9), Kroaci (5), Maqedoni e veriut (4) dhe Mali i Zi (1).

Edhe 2 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shkon në 90 numri i të infektuarëve