Ilustrim

Dy të prangosur për lojëra ilegale të fatit

Policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin për organizim të skemave piramidale.

Siç ka treguar policia me anë të raportit ditor, gjatë ditës së djeshme është kryer një bastisje në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë në të cilat dyshohej se po zhvilloheshin lojëra të fatit.

Gjithashtu gjatë bastisjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një llap top,  tri shtëpiza kompjuteri, një telefon,  shtatë monitor, 450€ kesh para, katër tiketa të lojërave të ndryshme dhe një biletë për bastore.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.