Foto: Ilustrim

Dy të plagosur në Prishtinë

Dy persona janë plagosur në Prishtinë pas një zënke që ka ndodhur mes disa personave mbrëmë pas mesnate.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.

“Sot  në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentative. Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Agim Ramadani”, ku pas një zënke në mes të disa personave lëndime nga arma e zjarrit kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se policia ka identifikuar pesë personat e përfshirë në këtë rast.

“Prej tyre katër janë intervistuar ndërsa i dyshuari kryesor aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka shtuar se në lidhje me këtë rast është sekuestruar një veturë e tipit Polo si dhe një armë zjarri.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastn”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.