Ilustrim

Dy të plagosur me armë zjarri në Podujevë

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtëna me armë zjarri në Podujevë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajazit’ rreth orës 20:00.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur 2 persona. Të njëtit janë dërguar për tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe është vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policorë të cilët  detyrimisht i jane pergjigjur në mënyrën e njëjtë”, ka bërë të ditur Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policorë janë në kërkim të personit të dyshuar, si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.