Ilustrim

Dy të mitura dyshohet se u sulmuan seksualisht

Dy raste të sulmeve seksuale janë regjistruar në raportin e fundit policor.

Në Podujevë, dyshohet se një e mitur është sulmuar seksualisht me datën 2 nëntor 2022 nga tre persona.

Sipas raportit policor, është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale.

Sipas organeve të rendit, rasti është duke u hetuar.

Rasti tjetër raportohet të ketë ndodhur më 1 nëntor 2022 në Mitrovicë.

Një person në Mitrovicë është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture e cila ishte raportuar e zhdukur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.