Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Dy të mitur sulmohen me thikë në dy raste të ndara në 24 orët e fundit në Kosovë
Dy të mitur raportohet se janë sulmuar me thikë gjatë 24 orëve të fundit në dy raste të ndara, një në Fushë Kosovë e një në Podujevë.
Edhe të dyshuarit po ashtu janë të mitur në të dyja rastet, teksa në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është treguar se këta të fundit janë dërguar në mbajtje.
Policia tha se rasti i Podujevës ka ndodhur më 19.11.2024 në 10:30h, e sipas PK-së është arrestuar i dyshuari i mitur pasi pas një mosmarrëveshje e kishte gërvishtur me thikë viktimën të mitur.
Në raport u tha se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurori është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, rasti në Fushë Kosovë ka ndodhur më 19.11.2024 në 12:24h, ku po ashtu është arrestuar i dyshuari i mitur pasi pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar – therur me thikë viktimën të mitur.
Policia theksoi se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurori është dërguar në mbajtje.