
Dy të mitur rrahin një të mitur tjetër pas konfliktit në rrjete sociale
29.1.2023 - 09:16
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar të mitur të cilët për shkak të një konflikti që kishin pas përmes rrjeteve sociale e kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre po ashtu i mitur.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shkozë të Malishevës.
I mituri ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.