Ilustrim

Dy të mitur në Shtime arrestohen për therje me thikë

Një person është therur me thikë në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime.

Në lidhje me këtë rast, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të mitur, pasi që dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke e therur me thikë.

Viktima e këtij rasti është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit, pas intervisitmit, janë liruar në procedurë të rregullt.