Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Dy të maskuar e me armë AK-47 kërcënuan dy punëtorë të pompës së derivateve në Klinë, i grabisin 3000 euro
18.9.2024 - 11:47
Dy persona kanë raportuar në Policinë e Kosovës se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar, nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3,000 euro.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Volljak, në komunë të Klinës, më 17.09.2024, rreth orës 02:45.
Policia njofton se të dyshuarit në këtë rast janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është inicuar si “Grabitje e armatosur”.