foto: Ilustrim

Dy të lënduar si pasojë e rrokullisjes së traktorit në Skoqne të Vushtrrisë

Një traktor me dru është rrokullisur gjatë ditës së djeshme në fshatin Skoqne të Vushtrrisë.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 16:00, derisa i dyshuari ishte duke ngasur traktorin me tru, dhe i njëjti është rrokullisur.

Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Njëri nga viktima është liruar ndërsa tjetri është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman të mëtutjeshëm.