Dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, në mjekim intensiv

Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, ka bërë të ditur se dy nga 15 të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj janë në mjekim intensiv.

“Që nga ora 15:00 kemi pranuar 15 pacientë, gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë, katër prej tyre janë më rëndë, ndërsa dy janë në mjekim intensiv”, ka thënë Çitaku para gazetarëve.

Deri më tani sipas majorit të Policisë së Kosovës, Qazim Reka, 44 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit, ndërsa 15 prej tyre po trajtohen në QKUK në Prishtinë.

Shpërthimi në Ferizaj dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një bombole gazi, ndërsa janë të dëmtuara nga shpërthimi disa lokale e vetura.

Policia: Të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj janë klientë dhe punëtorë të restorantit