Dy të lënduar nga një vetaksident në Istog

Dje në fshatin Prekallë të Istogut, një person derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka shkaktuar vetaksident duke u humbur kontrollin mbi veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur dy persona, shoferi dhe pasagjerja.

Sipas njoftimit të policisë, të dy kanë pranuar trajtim mjekësor.