Foto-ilustrim
Dy të lënduar nga një shpërthim në lagjen "Veternik" të Prishtinës, dyshohet nga një bombol gazi
13.12.2024 - 18:13
Dy persona kanë marrë lëndime nga shpërthimi që ka ndodhur sot, më 13.12.2024, në “Veternik” në Prishtinë.
Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombol gazi.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për KALLXO.com, se rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në “Veternik” në Prishtinë.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që, shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime.” – ka thënë Borovci.
Borovci ka thënë se Policia edhe mekanizmat e tjerë kompetentë janë duke e hetuar këtë rast.