Dy të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Mensa e Studentëve në Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

“Sot rreth orës 08:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”- ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e KALLXO.com disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Aksident tek mensa e studentëve në Prishtinë