Foto: Ilustrim

Dy të lënduar nga aksidenti në fshatin Dubravë

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur rreth orës 16:35 në fshatin Dubravë të Komunës së Istogut.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për KALLXO.com se të lënduar nga aksidenti kanë mbetur dy persona të cilët sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

KALLXO.com raportoi pak më parë për këtë aksident.

Disa të lënduar në një aksident në fshatin Dubravë të Istogut