Ilustrim

Dy të lënduar në një aksident në Lipjan

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë përfshirë në një vetaksident.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Rufc të Lipjanit.

“Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar dy persona që kanë qenë në veturë si dhe janë shkaktuar dëme material”, tha Borovci.

Ai shtoi se me rastin po merret edhe njësiti i komunikacionit rrugor.