Foto Arkiv

Dy të lënduar në aksidentin e trafikut në Rrugën B në Prishtinë

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur në rrugën B në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në ‘Rrugën B’, ku janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.