Dy të konfirmuarit e fundit me CoVid-19, nga Gjakova e Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se janë konfirmuar edhe dy raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Sipas tyre, njëri pacient është nga Gjakova dhe është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv, si dhe pacienti i dytë pozitiv është nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.

“Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, ka theksuar IKShPK-ja.

Në total numri i të konfirmuar me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 108.