
Dy të dyshuarit për vrasjen në Skenderaj janë babë e bir
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarit për vrasjen e djeshme, më 12.02.2025, në qytetin e Skenderajt, janë babë e bir.
Tashmë dy të dyshuarit janë arrestuar nga organet e rendit.
Sipas Raportit policor, nga të dyshuarit janë sekuestruar: 1 armë AK47, 3 armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm.
Një burrë me inicialet I. I., 42 vjeçar, mbeti i vdekur dje rreth orës 14:00, brenda një lokali në rrugën “Sala dhe Hamit Jashari”, në Skenderaj.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: 1 armë AK47, 3 armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në Raportin policor, më 13.02.2025.
Viktima dhe të dyshuarit janë familjarë mes vete.
KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës së djeshme për të gjitha zhvillimet nga kjo vrasje.