Dy të dyshuar kapen në flagrancë duke tregtuar drogë, sekuestrohet edhe një pushkë

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës në kryeqytet duke shitur/blerë substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë.

Arrestimi i të dyshuarave vjen pas disa hetimeve disamujore në kuadër të operacionit ‘Porosia’.

Policia ka njoftuar se kanë kryer bastisje edhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit në Stanovc të Vushtrrisë në të cilën kanë sekuestruar rreth 200 gramë kokainë, një pushkë të gjatë dhe dy dokumente të huaja me identitet të tij.