Dy të arrestuarëve në rastin 'Brezovica' u sekuestrohen mijëra euro dhe armë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim prej një muaji ndaj dy të pandereve N. G., dhe S. I., në rastin “Brezovica”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, N. G. i cili është zyrtarë doganor, që nga viti 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Për të njëjtën vepër penale dyshohet edhe i pandehuri S. I., i cili është ish zyrtar i komunës Shtërpcë, ndërsa tani është menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Për këtë të fundit prokuroria ka thënë se ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Tutje është njoftuar se me urdhëresë të Gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë e dy të pandehurve.

Në shtëpinë e të dyshuarit N. G., janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:

Dokumente të tatimit në pronë, kokumente të MMPH-së, dokumente me plane, kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë), lista me numra të parcelave, telefon “Samsung S7”, telefon Poco X3, para të gatshme në vlerë prej 29 mijë e 600 euro, para të gatshme 705,00 USD, para të gatshme 170,00 CHF, para të gatshme 60,00 Pound, pushkë gjuetie automatike me nr. 50274, thika të ndryshme (13 copë), dorëz e revoles (1 copë), fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë), karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë), jakne të Policisë së Kosovës (2 copë), jakne e Policisë polake (1 copë) dhe pranga të Policisë (1 palë).

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, prokuroria ka thënë se janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”, një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator, një jelek anti-plumb, një thikë ushtarake, dy karikator të pistoletës me 14 fishek, një gaz maskë, pesëmbëdhjetë fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm, dy fishek të armës së gjatë, dy fishek të armës AK 47, 7.62 mm, tre fishek të ndryshëm të pistoletës, dy fishek të pistoletës E43, 4 mijë e 670 euro, dy radiolidhje Switer, tre karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm, një palë dylbi “Tento X50”, 23 fishek të kalibrit të ndryshme, një pushkë gjuetie me dy tyta, një shufër metalike, radiolidhje Motorolla, një telefon “Iphone 11” dhe një telefon “Huawei”.

Kujtojmë se më 16 mars është vazhduar aksioni i njohur si “Brezovica”, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e Brezovicës.

Në këtë aksion janë bastisur 7 lokacione në rrethinën e Shtërpcës.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar, Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj, Rasim Maloku.

Pamje – Specialët bllokojnë Shtërpcën, arrestime për rastin ‘Brezovica’