Dy të arrestuar se hynë ilegalisht në Kosovë nga Maqedonia e Veriut

Dy të dyshuar janë arrestuar pasi kishin hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut në mënyrë ilegale.

Policia kufitare ka njoftuar se dy të dyshuarit janë shqiptarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në gjykatën për kundërvajtje në Kamenicë.