Foto: Ilustrim

Dy të arrestuar për sulm ndaj policëve

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë sulmuar persona zyrtar në dy raste të ndryshme që janë raportuar në 24 orët e fundit në vend.

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nën dyshimin që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:44 dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka arrestuar në Istog një burrë nën dyshimin se kishte sulmuar rojën e pyllit.

Nga i dyshuari është sekuestruar një motor sharrë, njofton PK.

Rasti ka ndodhur dje në Istog dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.