Pamje nga Vushtrria

Dy të arrestuar për plagosje e një personi në Vushtrri

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur në Vushtrri

Është përdorur armë zjarri, si pasojë e së cilës ka mbetur i plagosur një person.

Sipas policisë i plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia policore ka konfiskuar një pistoletë, tre fishekë, dy gëzhoja dhe një veturë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur me 2 gusht rreth orës 13:45.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.