Foto: KALLXO.com

Dy të arrestuar për përleshjen me armë në ‘Mati 1’ (VIDEO)

Dy persona janë arrestuar lidhur me përleshjen e armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Kështu tha nga vendi i ngjarjes zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Zëdhënësi tha po ashtu se dy armë janë konfiskuar, një e gjatë dhe një e shkurtë.

Ai konfirmoi për plagosjen e 4 personave.

Sipas zëdhënësit, nuk dihen ende shkaqet e incidentit, por se dyshohet se të involvuarit kanë lidhje familjare dhe banojnë në të njëjtin objekt banesor.