(Ilustrim) Një dyqan ushqimor në Prishtinë, Foto: REL

Dy të arrestuar për ndërrimin e afateve të skadencës së ushqimit

Dy persona janë arrestuar nga policia nën dyshimin se të njëjtit kishin ndërruar afatin e skadimit në disa pako ushqimore dhe të njëjtat i kishin vendosur në shitje.

Policia  ka sqaruar se gjatë një operacioni së bashku me inspektorët e tregut kanë bastisur dy lokale ku edhe kanë gjetur dhe konfiskuar produkte ushqimore me afat të skaduar.

Gjithashtu gjatë kontrollit policia kishte konfiskuar edhe pajisje laserike për ndërrim të afateve të skaduara si dhe një pistoletë.

Policia ka treguar tutje se kanë konfiskuar edhe dy vetura e tre telefona celularë.

Pas arrestimit të dyshuarit janë dërguar në stacion ku janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.