Foto: REL/MIA

Dy të arrestuar për falsifikim të testeve për COVID-19

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të falsifikimit të testeve për COVID-19.

Në rastin e parë, raportohet se është arrestuar një burrë në Pejë pasi që i njëjti dyshohet se ka bërë falsifikim të testeve COVID-19 me logo të një laboratori.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit janë kontrolluar zyrat e agjencisë ku janë konfiskuar kompjuterë, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi tjera.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në rastin e dytë, raportohet se një shtetase e Serbisë, në pikën kufitare në Bërnjak, është arrestuar pasi që e njëjta dyshohet se ka falsifikuar testin e COVID-19.

Pas intervistës me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.