ILUSTRIM

Dy të arrestuar për falsifikim të parave në Suharekë

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Suharekë, pasi të njëjtit janë kapur me para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K\Shqiptarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 9800€ kesh para që dyshohet të jenë të falsifikuar. Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.