Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Dy të arrestuar për drogë në Prishtinë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia në rrugën Haxhi Zeka, në Prishtinë. Të njëjtit janë kapur nga Policia me drogë të llojit marihuanë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që gjatë kontrollit të tyre, përfshirë shtëpinë e tyre është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 209.1 gram, dy telefona celular dhe 40 € kesh para. Me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.