Ilustrim

Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se kontrabandonin më shumë se 13 mijë fishekë nga Serbia

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që të njëjtin janë hasur duke kontrabanduar municione nga Serbia në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur dje, më 25.11.2024 në 09:00 në Prizren.

Sipas Policisë, të dyshuarit municionin e marr nga Serbia më pas e dërgonin në poligonet e armëve.

Në raportin 24 orësh është thënë se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13 mijë e 368 fishekë me gas të kalibrit 9×19.

Policia tha se Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.