Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Dy të arrestuar në Prishtinë, dyshohet se kanosën një person pas një mosmarrëveshje pronësore

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Koliq të Prishtinës, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje pronësore kanë kanosur një person.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti i cili raportohet të ketë ndodhur më 28.10.2024, në ora 09:59, është iniciuar si “kanosje” nga Policia e Kosovës.