Ilustrim

Dy të arrestuar në Pejë, dyshohet se sulmuan një person për pronë

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Pejë për kanosje dhe sulm.

Të njëjtit dyshohet se pёr shkak tё mosmarrëveshjeve pronsore, kanё sulmuar dhe kanosur viktimën.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:10 në fshatin Nakull në Pejë.

“Viktima dhe dёshmitarёt janё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit e rastit”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje thuhet se pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.