Ilustrim

Dy të arrestuar në Mitrovicë për hapje të lokaleve

Policia në rajonin e Mitrovicë ka arrestuar mbrëmë dy persona të dyshuar, një burrë dhe një grua, pronar të dy lokaleve në Mitrovicë.

Arrestimi i të dyshuave sipas njoftimit është bërë pasi që të njëjtit nuk kanë vepruar në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë në kohë pandemie.

Në rastin e parë, një grua pronare e një lokali është arrestuar nga policia pasi që gjatë kontrollit  është hasur duke punuar në lokal në të cilin ishin 12 persona të tjerë duke konsumuar pije alkoolike.

Ndaj  të dyshuarës   është iniciuar lënda e rastit pasi nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë, kurse me personat tjerë janë marr inspektorët sanitar.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar i dyshuari pronar i një kafiterie i cili është hasur duke punuar në lokal në të cilin kishin qenë edhe gjashtë persona të tjerë.

Ndaj  të dyshuarit  është iniciuar lënda e rastit pasi nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë , kurse me personat tjerë janë marr inspektorët sanitarë .

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.